Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Largimi i qenve endacakë në kryeqytet, flasin nga Komuna

    01/03/2025 22:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Largimi deri në 1500 qenë endacakë në kryeqytet dhe ngritja e nivelit të sigurisë do zgjas deri në fund të prillit.

    Kështu ka deklaruar Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci në pyetjen se pse nuk u realizua në mars, ashtu siç kishte premtuar. Ndërkohë, studentët po ankohen se kampusi universitar nuk është i sigurt e sipas Brestovcit, ndonëse po vazhdojnë të punojnë, qentë endacakë po lihen aty nga banorë të fshtatrave periferike.

    Mes të tjerash, ai bënë apel që kjo të mos vazhdoj gjersa thekson se ekipi i kapsëve të tyre, pritet të rritet në numër. Deri në marsin e vitit 2025.

    Kjo ishte koha që kishte dhënë drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Bekim Brestovci në tetor të vitit të kaluar për largimin e qenëve endacakë e për siguri më të madhe në kryeqytet.

    Por në një prej pjesëve më të frekuentuara të kryeqytetit, ky zotim nuk ka marrë formë konkrete.

    Në kampus, vazhdojnë të frekuentojnë numër i madh i qenve endacak, e mungon edhe ndriçimi.

    ”Në Universitetin e Prishtinës ky nuk është problem i ri, është i kahmotshëm. Për studentët që vijojnë studimet këtu ky nuk është vetëm problem, është kërcënim edhe për qytetarët që përdorin kampusin si rrugë alternative. Është problem kyç. Përpos kësaj duhet të pajiset edhe me drita natën. Kjo ndoshta nuk e eviton problemin mirëpo të paktën, e sheh kërcënimin nga larg prej qenve endacakë që mund të sulen. Duhet të ketë qasje më pozitive nga Komuna dhe nëse kjo nuk mund t’ia dalë vet, s’është marre me kërku ndihmë nga instanca ekzekutive”, ka thënë Donart Humolli, student në Universitetin e Prishtinës.

    Por problematikën e njëjtë po e ndajnë edhe banorët e Rrugës B.

    Kjo llavë e qenëve është hasur aty derisa ekipi i Dukagjinit, pa banorët që nuk lëviznin, nëse nuk kishin diçka për t’u mbrojtur.

    Por procesi i premtuar nga komuna, do marrë ende kohë.

    ”Kemi punu shumë pavarësisht kushteve që në sezonin dimëror janë më të vështira sepse ka ngrica e bora, dita është më e shkurt. Por përkundër kësaj, që nga 11 shtatori kur kemi nisur aksionin, e kemi finalizu qendrën e veterinarisë dhe strehimores përkohësisht. Kemi larguar 900 qenë endacakë. pres që deri në mars ta kemi qenin e 1000të të larguar nga hapësirat publike, të trajtuar e dhënë në adoptim. Ne kemi premtuar, kemi prognozuar që deri kah fundi i marsit do largojmë 1300 qenë endacakë, besoj që deri në fund të marsit është e paarritshme po deri në fund të prillit gjithsesi”, ka thënë Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

    Por pavarësisht veprimeve të ndëmarra, Brestovci thotë se në proces nuk po kontribojnë as qytetarët.

    ”Kemi pas ankesë nga Biblioteka Kombëtare, nga 24 dhjetori deri më 6 shkurt kishim larguar 25 qenë. Kemi disloku edhe një pjesë ushqyese që ka qenë ashtu. Por fati ynë i keq dhe i qytetarëve, ka njerëz të papërgjegjshëm që po bijnë qenë nga zonat tjera dhe po i lënë në qendër. Problemi është se po na i sjellin qentë sepse qentë që janë paraqitur te Biblioteka kanë qenë të patrajtuar, po merremi me largimin e tyre por do doja mos të kemi dukuri të tilla sepse po minimizon atë ç’ka duam të sjellim në kryeqytet. Apeli im është tek njerëzit që të thërrasin përgjegjësisë dhe të mos bëjnë veprime të tilla”, ka thënë Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

    Ndër të tjera, Brestovci ka bërë të ditur se komuna tanimë ka hapur procedurë tenderimi për rritjen e numrit të stafit të kapsëve, në përpjekje për të rritur intensitetin e punës, nga 50 qenë të kapur në javë në 100.

    Para disa ditësh, thirrje Komunës së Prishtinës për largimin e qenve endacakë i kishte bërë edhe Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, derisa edhe banorë në pjesë të tjera të kryeqytetit e komunat në mbarë vendin, vazhdojnë të sfidohen nga problematika e njëjtë.

    Artikuj të ngjashëm

    Në kryeqytet kapen edhe 7 qen endacakë, dërgohen në strehimore

    “E tmerrshme”,ish-kryeshefja e infermierisë tregon momentin kur u sulmua nga qentë endacak

    Qentë robotë do të përmirësojnë jetën e personave me probleme të shikimit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.