Dardan Islami, njohës i çështjeve politike, ka folur për zhvillimet pas riardhjes në pushtet të Administratës Trump.
Ai ka thënë se situata është komplekse, por Kosova nuk ka kapacitet “t’i mbajë gajlet e botës”.
“Vendet e vogla si ne nuk jemi muhabet aty. Sigurisht, ne nuk duhet me i mbajtë gajlet e botës, ato janë gajlet e shteteve të mëdha. Ne duhet të mbajmë gajlen tonë dhe të jemi të gatshëm sot në gjendje gatitshmërisë të strukturave tona, FSK e Policia, ta kemi territori nën kontroll, kjo është që mund ta bëjmë”, ka thënë ai.
Islami tha se, Trump po kërkon nga Evropa të ketë 300 mijë ushtarë, sipas tij, Kosova e Shqipëria mund ta ndihmojnë në këtë aspekt Evropën, duke dërguar disa ushtarë.
Ai tha se duhet një aleancë e re me Evropën, e që është më pragmatike.






