Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Musk u jep gjithë punonjësve federalë 48 orë kohë për t’i treguar arritjet e javës së kaluar

    23/02/2025 11:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qindra mijëra punonjës federalë të SHBA-së kanë më pak se 48 orë për të shpjeguar se çfarë kanë realizuar gjatë javës së fundit, e mosraportimi tyre do të merret si dorëheqje.

    Miliarderi Elon Musk po e zgjeron sulmin e tij ndaj agjencive qeveritare në tentim për t’i ulur shpenzimet.

    Musk, të cilit presidenti Donald Trump ia ka besuar rolin për t’i ulur kostot, u ka bërë thirrje punonjësve federalë që për 48 orë ta dërgojnë listën e arritjeve. Ai këtë thirrje e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” të shtunën, , raporton agjencia “AP”. 

    “Në përputhje me udhëzimet e presidentit Donald Trump, të gjithë punonjësit federalë do të marrin së shpejti email ku kërkohet që të shpjegojnë se çfarë kanë bërë javën e kaluar”, ka shkruar Musk. “Dështimi për t’u përgjigjur do të merret si dorëheqje”.

    Menjëherë pas kësaj, punonjësit federalë – përfshirë gjyqtarë, staf i gjykatës dhe po ashtu zyrtarë të burgjeve – kanë marrë një email me tre rreshta me këto udhëzime: “Ju lutemi, përgjigjuni këtij emaili me përafësisht 5 pika të asaj që keni realizuar javën e kaluar dhe emaili t’i dërgohet edhe menaxherit tuaj”.

    Afati i fundit për t’u përgjigjur është shkruar të hënën në ora 23:59, ndonëse në email nuk është përfshirë kërcënimi i Muskut që bëri në rrjete sociale për ata që nuk kthejnë përgjigje.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.