Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Faktet që duhet t’i dini mbi gjëndrën e tiroides

    19/02/2025 11:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shëndeti i gjëndrave të tiroides është gjithnjë shumë i diskutuar pasi mund të kthehet në një problem serioz për këdo.

    Tiroidja është një gjëndër në zonën e qafës që lidhet me trurin nëpërmjet hormoneve.

    Kështu ndikon si organizmin ashtu edhe shëndetin dhe qetësinë e trurit.

    Një nga ndihmësit më të mëdhenj të funksionimit të tiroides është jodi.

    Jodi zakonisht merret nga ushqimet dhe çliron hormone T3 dhe T4, të cilët shkojnë në gjak dhe ndihmojnë në qarkullimin e mirë të tij.

    Hormonet e tiroides ndikojnë plakjen e parakohshme, metabolizmin, tretjen apo rënien në peshë.

    Duke parë rëndësinë që këto gjëndra të vogla kanë në trupin e njeriut, AgroWeb.org ju liston gjatë falte të rëndësishme që duhet t’i dini për shëndetin e tiroides tuaj.

    Tiroidja është motori i trupit

    Hormonet që prodhojnë gjëndrat e tiroides rregullojnë funksionimin e mirë të metabolizmit.

    Kjo do të thotë që ushqimet do të treten më shpejt dhe organet do të punojnë më shpejt dhe më mirë.

    Më e përhapur tek gratë

    Problemet me tiroiden janë më të përhapura tek gratë pasi duke qenë një burim hormonesh janë më të ndjeshme ndaj estrogjenit.

    Një hormon i cili gjendet me shumicë tek gratë.

    Ndikojnë fertilitetin

    Hormonet e tiroides nëse janë në disbalancë mund të ndikojnë ciklin menstrual tek gratë e për rrjedhojë përgjysmojnë fertilitetin dhe shëndetin e organizmit në përgjithësi.

    Më e përhapur tek nënat lehonë

    Rreth 10% e grave pas lindjes kanë probleme me tiroiden, por zakonisht këto probleme zhduken pas 18 muajsh.

    Shenjat e tiroides hipoaktive

    Tiroidja hipoaktive është ajo që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

    Personat që vuajnë nga ky problem përjetojnë lodhje, shtim në peshë, konstipacion, tharje të lëkurës dhe në disa raste depresion.

    Shenjat e tiroides hiperaktive

    Tiroidja hiperaktive është ajo që mbiprodhon hormone.

    Personat që vuajnë nga kjo sëmundje përjetojnë simptoma siç është humbja e peshës, rrahje të shpejta zemre, dridhje duarsh apo irritim.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.