Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Frutat që mund të bartin viruse

    02/02/2025 14:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deri më tani, frutat e malit janë konsideruar si fruta që nuk përbëjnë shqetësim kur bëhet fjalë për bartjen e viruseve, por AOL ka shkruar se mund të jetë e kundërta.

    Ditë më parë Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar një strategji të re për të ulur rrezikun e bartjes së viruseve që mund të ndodhen nëpër frutat e malit.

    Objektivi i kësaj strategjie është përmirësimi i respektimit të rregulloreve të sigurisë ushqimore, rritja e njohurive shkencore për viruset dhe inkurajimi i industrisë dhe qeverive për të përdorur masa parandalimi për ruajtjen e shëndetit publik.

    Cilat janë llojet e frutave të malit që kanë më shumë mundësi të kontaminohen?

    Eksperti i sigurisë ushqimore, Darin Detwiler, ka thënë se viruset që përbëjnë shqetësimin më të madh për frutat e malit janë norovirusi dhe hepatiti A.

    Strategjia e re e FDA-së është krijuar pikërisht për të parandaluar që këto viruse të përfundojnë në frutat tuaja.

    Norovirusi shkakton simptoma si të vjella dhe diarre dhe është shumë ngjitës.

    Hepatiti A ndikon në mëlçi dhe mund të shkaktojë simptoma si diarre, lodhje, dhimbje kyçesh dhe ngjyrë të verdhë në lëkurë dhe sy.

    Ndërsa të gjitha frutat e malit mund të jenë të kontaminuara, ato të ngrirat janë më të rrezikshmet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

    “Edhe pse rreziku i përgjithshëm i infektimit me ndonjë virus nga frutat e malit të ngrira mbetet relativisht i ulët, qëndrueshmëria e viruseve si norovirusi dhe hepatiti A në kushte ngrirjeje është shqetësuese”, ka shpjeguar Detwiler, autor i librit “Food Safety: Past, Present, and Predictions”.

    Si mund të parandalohet kontaminimin i frutave të malit?

    Një nga problemet me kontaminimin është se këto fruta mblidhen me dorë, shpesh nga punëtorë që nuk kanë qasje në kushte të duhura higjienike ose trajnim të duhur. Nëse një punëtor që mbledh fruta të malit është i infektuar me norovirus ose hepatiti A dhe nuk i pastron duart, ai mund t’i transferojë këto viruse në fruta.

    Të dyja viruset janë “të qëndrueshme”, që do të thotë se është e vështirë të zhduken. Parandalimi nis që nga praktikat e sigurta të korrjes, por ka disa hapa që mund t’i ndërmerrni në shtëpi gjithashtu.

    Studimet kanë treguar se frutat e malit duhet pastruar para konsumimit, ani pse në disa paketime mund të shkruhet se janë “të lara” tashmë. Ekspertët këshillojnë që t’i lini pak në ujë me sodë bikarbonat e pak uthull, e pastaj të shpëlahen.

    “Edhe nëse nëpër paketime shkruan se janë ‘të pastruara’ gjithmonë lajini ato”, këshillon Detwiler.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.