Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    KDI për emërimim e gruas së Aliut dhe nipit të Bislimit në KOSTT: Shembull flagrant i nepotizimit – Ligji për Byronë për qëllime elektorale

    05/12/2024 15:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me vendimet e marra në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të cilat I ka cilësuar si goditje ndaj luftës kundër korrupsionit dhe standardeve demokratike.

    Në këtë seancë, Kuvendi me votat e deputetëve të VV’së emëroi në Bordin e Drejtorëve të KOSTT gruan e Ministrit Liburn Aliu, Lumnije Zeka, dhe nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Gëzim Tosunin.

    Sipas KDI-së, kjo paraqet shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit.

    “Ky vendim përveç se cenon integritetin e institucioneve publike, zhvlerëson edhe premtimet dhe angazhimet e partisë në pushtet për institucione të pavarura. Për më keq, kjo vendimmarrje është në funksion të përdorimit të institucioneve për interesa private dhe politike të individëve të lidhur me pushtetin”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

    Sa i përket shqyrtimit dhe miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në të dy leximet brenda një peridhe të shkurtër kohore, Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se kjo është goditje për proceset parlamentare.

    Sipas KDI, nxitimi për miratimin e këtij projektligji është për qëllime electorale.

    “ Ky projektligj, i proklamuar si ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit, nuk do të duhej të miratohej pa konsultime publike, pa debat parlamentar dhe pa përfshirjen e publikut. Ky nxitim në miratimin e tij, lë të kuptohet se projektligji po përdoret për qëllime elektorale, në vend që të shërbejë si mekanizëm kundër pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve publik”, thuhet në reagim.

    Këto zhvillime janë tregues të një tendence shqetësuese për të dobësuar shtetin e së drejtës dhe për të favorizuar interesat e ngushta politike të partisë në pushtet. Kuvendi i Kosovës, në vend që të jetë gardian i përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit, po keqpërdoret nga shumica parlamentare për motive elektorale, duke kompromentuar kështu integritetin institucional.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.