Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    “Djalin e kanë zënë në pyll, ka shkuar për idare”- Flet nëna e njërit prej dy të arrestuarve nga Serbia

    26/11/2024 17:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Razie Hoti nga Podujeva ka rrëfyer rastin e djalit të saj 27 vjeçar i cili është arrestuar nga Serbia.

    Ajo thotë se djali i saj bashkë me atë të motrës, 22-vjeçar janë kapur në mal, pasi atje kanë shkuar me pre dru, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

    Dy kosovarët janë arrestuar nga Serbia pasi dyshohet se kanë kaluar në territorin serb.

    “Ma kanë zënë djalin në pyll u shku për idare me gjithë djalë të motrës. Të mërkurën i bëjnë një javë që i kanë zënë. Mundësitë nuk i kam me shku me i pa, sen  s’di për të. U shku prej zorit, u shku me i ndihmuar familjes ashtu edhe i motrës”, ka treguar Hoti.

    Ajo ka treguar se pas arrestimit janë njoftuar nga autoritetet serbe, ku ka shkuar dhe i ka vizituar, por që nga ajo ditë, rreth një javë më parë më nuk ka informacione për ta.

    “Na kanë thirr ata, që janë djemtë knej i kena zënë. Ata natë kam shku në Krushuli i kam pa. Tash i kanë qu janë në Prekuple, ashtu më kanë thënë, më nuk di sen për ta. Na kanë thënë se tash i kanë procedurat e tyre”, thotë ajo për Teve1.

    Për këtë rast Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se përmes Zyrës Ndërlidhëse ka kërkuar nga Serbia për ta konfirmuar rastin dhe për të marrë informacione shtesë.

    Artikuj të ngjashëm

    Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

    Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandë mallrash dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

    Nuredin Selamani për Albin Kurtin: Ja kisha ndalu hyrjen në Drenicë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.