Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Selmanaj kërkon pushimin e hetimeve ndaj Kajtazit e Mehmetajt: Është skandaloze, duhet të hetohet AKI-ja

    23/10/2024 20:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të pushojë hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi e Lirim Mehmetaj.

    Selmanaj e ka cilësuar si skandaloze nisjen e hetimeve ndaj dy gazetarëve, pasi që sipas tij hetimet do të duhej të nisnin ndaj zyrtarëve të AKI-së për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në publikimin e lajmit nga Slobodna Bosna.

    “Nisja e hetimeve ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj me pretendime për “zbulim” të identitetit të agjentëve të AKI-së, është skandaloze si për nga forma, po ashtu edhe nga përmbajtja. Për nga forma është e paprecedentë se si Agjencia e Intelegjencës ankohet tek Prokuroria se gazetarët kanë zbuluar identitetin e një agjenti, që në rastet tjera këta janë të vetëzbulueshëm, sepse me krenari në oda dhe ndeja të ndryshme ata vetë dëshmojnë se punojnë në AKI apo për AKI-në. Për nga përmbajtja është e pështirë, sepse ky hetim ndaj Kajtazit dhe Mehmetajt ndërlidhet me ekspozimin e implikimit të AKI-së në lajmin e mediumit me bazë në Bosnjë e Hercegovinë, Slobodna Bosna, i cili raportoi për gjoja financimin e dy portaleve kosovare nga Serbia. Dhe që përfundimisht u dëshmua që RTK, kishte bërë shkelje flagrante duke ju referuar shkrimeve skandaloze dhe të porositura. Në vend se të niseshin hetimet ndaj AKI-së, prokuroria nis hetimet ndaj gazetarëve!”, thuhet në postimin e Selmanajt në Facebook.

    Sipas Selmanajt, liria e demokracia duhet të prevalojnë mbi çdo përpjekje totalitare dhe bolshevike të Albin Kurtit.

    “Nëse ka mbet pak profesionalizëm, integritet dhe patriotizëm kushtetues, si në AKI apo në Prokurorinë Themelore, ndalni me urgjencë këto aventura dhe merrni vendim për pushim të hetimeve, sa nuk i keni bërë dëme të pakthyeshme lirisë dhe demokracisë së vendit.
    Shteti, Liria, Demokracia, duhet të prevalojnë mbi çdo përpjekje totalitare dhe bolshevike të Albin Kurtit dhe shpurës së tij!”, thuhet në postimin e Selmanajt.

    Artikuj të ngjashëm

    Haziri: Kuvendi nuk është i konstituar, Kurti ka një “fitore të Pirros”

    Abdixhiku: Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë, koha të ngrihemi sërish në këmbë, gjithandej në Kosovë!

    Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.