Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “A po vjen te ne… me kapelë”, publikohet një bisedë tjetër mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit

    14/10/2024 19:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Janë publikuar pjesë të tjera të bisedës nga komunikimi mes ish-Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ndaj të cilit ka të ngritur aktakuzë dhe Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit.

    Sipas një bisede të publikuar nga Nacionale, Mihali i drejtohet me ftesë për takim në seli të Vetëvendosjes Krasniqit, por, ia bën me dije që të shkojë i kamufluar: “…me kapelë”.

    Mihali është intervistuar nga Prokuroria Speciale javë më parë për këto komunikime.

    Biseda mes tyre:

    Mihali: “Po duam të të takojmë me Gazmendin. Kur mundemi?”

    Krasniqi: “Të shtunën?”

    Mihali: “Të shtunën kam këshill, të pretem në pasdite/mbrëmje?”

    Krasniqi: “Jam në Vjenë. Kthehem nesër. Të premten kam mbledhje të bordit tërë ditën”.

    Mihali: “Të dielën në 12:00”

    Krasniqi: “Në rregull”

    Mihali: “A po vjen te…me kapelë J”

    Krasniqi: “Hahaha. Vij”.

    Mihali: “Ok.”

    Krasniqi: “Shihemi”.

    Mihali: “Shihemi”.

    Më herët u publikua një bisedë tjetër, ku Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

    Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

    Mihali ia ka dërguar Krasniqit linkun e Gazetës Online Reporteri.net, përderisa reagimi i Nagip Krasniqit ishte i menjëhershëm.

    Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi./Nacionale

    Artikuj të ngjashëm

    Mihali pretendon se e di që në Kuvend ka deputet nën shantazh, s’tregon kush janë

    Lirim Mehmetaj e degjeneron Nagip Krasniqin – i publikon foto të papërshtatshme

    Flet avokati i Nagip Krasniqit: Nuk është intervistuar për ndonjë çështje të re, por për atë të janarit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.