Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës

    06/10/2024 08:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata Botërore e Shëndetësisë konstaton se 1 në 11 vdekje në Europë kanë si shkak alkoolin.

    Sipas bluzave të bardha, në Shqipëri numri i personave të alkoolizuar është shumë i ulët, por vitet e fundit po vihet re një trend rritës i përdorimit të alkoolit me kokainën. Janë afro 300 raste në vit që paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore.

    Shpëtim Doksani, mjek toksikolog: Le të themi që jemi pijedashës. Të varur të sëmurë nga alkooli janë 4 % e popullsisë, kurse pijedashës që e përdorin alkoolin janë mbi 25 %. Por çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që tashmë alkooli po shoqërohet me kokainën. Moshat e reja, kanë alkoolin si ndezës dhe pastaj përdorin kokainën që është një trend goxha i përhapur prej 6 vitesh. 300 persona në vit me alkool dhe kokaine, 40 % ia dalin.

    Ky fenomen po vihet re edhe në zonat rurale.

    Shpëtim Doksani: Trendi është i frikshëm për shakak të interferimit me kokainën, edhe ne zonat rurale po përdoret kështu.

    Sipas OBSH të dhënat në Shqipëri tregojnë një konsumim prej 5.1 litra për frymë në popullatë. Meshkujt janë konsumuesit më të mëdhenj me 8.4 litra dhe 1.9 litra tek femrat.

    Sipas ekspertëve, shqiptarët konsumojnë më shumë birrën me 39.6 %, e renditur nga pijet e forta si rakia me 34.1% dhe vera me 24.5 % .

    Alkooli është i lidhur me mbi 200 sëmundje, mes tyre të paktën shtatë lloje tumoresh, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe atë të zorrës së trashë. Afro 4,2% e vdekjeve në Shqipëri kanë shkaktar kryesor konsumin e lartë të alkoolit.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.