Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Përmbysën gjithçka”- Rexhepi  tregon se si UDB-ashët shqiptarë dhunshëm i hynë në shtëpi

    26/08/2024 20:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mehmetali Rexhepi, ish i burgosur politik në kohën e ish regjimit jugosllav, i ka ndarë disa nga përvojat e tij në ballafaqim me UDB-jen e asaj kohe.

    Ai në “Debat plus” rëfeu për një ngjarje ku pjesëtarë të UDB-së dhe policë e kishin rrethuar shtëpinë e tij e më pas edhe bastisur.

    Rexhepi tregoi se me të hyrë në shtëpinë e tij, ata filluar e përmbysën gjithçka, madje pjesëtari i UDB-së Sinan Rexhepi kishte urdhëruar të hiqej edhe dyshemeja.

    “Arratisja e 1982, 83. E kishin rrethuar edhe lagjen time, kam qenë i martuar. Ishte një hyrje e vrazhdë në dhomën time ku jetonim me gruan time, e kishim një vajzë atëherë e sapolindur. Rrotulluan gjithçka, me orendi e gjithçka. E di qe që ka qenë Sinan Rexhepi Zhegra, një nga ta, ishte UDB-ash inspektor me një apo dy të tjerë, më duket se ka qenë edhe një serb, Dushko, i Zhegrës. Kanë qenë numër të konsiderueshëm i policëve… kanë bastis gjithë shtëpinë. Sinan Rexhepi tentonte ta hiqte edhe dyshemenë, dyshemeja ishte me dërrasa. Kishte bë përpjekje me i heq dërrasat. Gruaja i tha cfarë po do dërrasat, ai tha popo dërrasat… Na e derdhën miellin, fasulet, ishin të vrazhdë”, tha ai.

    Rexhepi tregon edhe një polemikë të vogël mes babait të tij dhe UDB-ashëve.

    “Një polemikë babai i ndjeri muharremi e kishte bërë. U tha cfarë ju kanë bërë këto sende? Ata thanë ju keni fsheh gjëra sekrete që janë kundër shtetit. U përqendruan te një kornizë me figurat e rilindjes kombëtare, Gjergj Kastrioti ishte aty…”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

    “Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

    “Mu pi krahërori, mu mbush dora gjak”- Emin Kelmendi përball dhunës së UDB-së

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.