Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Asnjëherë mos e hidhni lëkurën e ananasit – ka një funksion shumë të rëndësishëm

    19/08/2024 16:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lëkura e ananasit mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj dhe mund ta përdorni së bashku me dy përbërës të tjerë të zakonshëm për të bërë një pije të shijshme që do të përmirësojë tretjen tuaj.

    Për më tepër, toniku gjithashtu mund të zvogëlojë inflamacionin në trupin tuaj dhe të ndihmojë në frenimin e dëshirave tuaja për sheqer, shkruan Express.co.uk.

    Videoja që tregon përfitimet shëndetësore nga lëkura e ananasit u nda nga Best Natural Recipes në TikTok.

    “Nëse hiqni lëkurën e ananasit dhe e zieni në ujë, lëkura e ananasit do të çlirojë bromelain dhe një enzimë të aftë për të reduktuar mbajtjen e ujit në trupin tuaj, duke përmirësuar tretjen dhe duke reduktuar inflamacionin”, thuhej në videon në TikTok.

    “Dhe nëse shtoni xhenxhefil dhe kanellë në këtë përzierje, mund të krijoni një pije shumë efektive që mund të shfryjë barkun shumë shpejt”.

    Për ta përgatitur këtë, fillimisht duhet të lani lëkurën e ananasit për t’u siguruar që të hiqen papastërtitë.

    Më pas shtoni dy litra ujë dhe gjatë vlimit vendosni lëkurën, Pastaj shtoni xhenxhefilin dhe dy copëza kanelle.

    “Xhenxhefili dhe kanella do ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, duke nxitur djegien e kalorive. Përveç kësaj, ato do të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes duke balancuar lëngjet e stomakut dhe duke e bërë më të lehtë tretjen e yndyrave dhe karbohidrateve”, shtuan ekspertët.

    Pasi masa të jetë zier për 15 minuta, kullojeni në një enë. Rekomandohet që të pini dy gota në ditë – një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

    Kjo pije jo vetëm që ka përfitime shëndetësore, por do të t’ju reduktojë dëshirën që të hani gjëra të ëmbla.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore

    Analizat mund të jenë ideale, por nëse e keni këtë infeksion, do të thotë sulm në zemër

    OBSH për linë e majmunit: Nuk është Covid i ri

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.