Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si ta gatuani peshkun pa e mbushur shtëpinë me aromë të fortë

    13/08/2024 19:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një nga arsyet përse njerëzit hezitojnë të gatuajnë peshk në shtëpi, është aroma e tij që zapton të gjitha hapësirat e shtëpisë.

    Kjo i detyron ato të marrin peshk të gatuar në dyqane. Kësisoj, me hir apo pahir, ata anashkalojnë një gatim të shëndetshëm.

    Si ta gatuani Peshkun pa e mbushur shtëpinë me erë të fortë

    Sipas AgroWeb.org, ekspertët e gatimit thonë se së pari, duhet blerë peshku më i freskët që gjendet në treg.

    Sipas tyre, peshku i freskët duhet të mbajë aromën e detit dhe jo një aromë të rëndë e aspak të këndshme.

    Mënyrat më të mira për të kuptuar dhe dalluar nëse peshku që blini është i freskët ose jo është që ta shihni peshkun nga sytë.

    Ato duhet të jenë të tejdukshëm dhe jo të mjegulluar apo të përgjakur. Peshku duhet të mbajë erë deti dhe jo aromë të fortë peshku.

    Për më tepër, mishi i tij duhet të jetë i butë, por jo i rrëshqitshëm dhe i qullët.

    Peshqit që lëshojnë më shumë aromë gjatë gatimit

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka peshq karakteristikë të cilët kanë një aromë të fortë të cilët nuk duhen gatuar në shtëpi nëse jeni të ndjeshëm ndaj aromës.

    Peshqit me aromë të fortë janë: merluci, skumbria dhe sardelet.

    Për shembull, ju mund të hidhni 50 gramë kripë në një litër ujë dhe ta fusni peshkun në këtë tretësirë për 10 minuta para gatimit.

    Një teknikë tjetër është që ta spërkasni peshkun me sasi të barabarta të sheqerit dhe kripës, e cila do të përthithë lagështinë e peshkut.

    Pas 10 minutash, futeni peshkun në ujë me akull dhe më pas thajeni me letër kuzhine.

    Këshilla të tjera për gatimin e peshkut

    Ekspertët e kuzhinës thonë se era e keqe e peshkut mund të kufizohet ndjeshëm nëpërmjet teknikës së mëposhtme.

    Peshku duhet skuqur në pak yndyrë dhe të kripet e pasurohet me erëza.

    Nëse doni ta piqni, peshkun duhet ta mbështillni me letër kuzhine.

    Brenda saj mund të shtoni perime, kripë, erëza, pak vaj ulliri e ndoshta edhe pak verë.

    Avulli i peshkut të gatuar do të qëndrojë brenda letrës dhe nuk do të shpërndahet në shtëpi.

    Një tjetër mënyrë shumë interesante për eliminimin e aromës së keqe të peshkut është ta mbani atë në shëllirë.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.