Ka ndërruar jetë nga Covid -19 gazetari i njohur, Artjan Tepelena.
Lajmi u bë i ditur nga vëllai i 58-vjeçarit, Ilir Tepelena nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, shkruan vëllai i gazetarit në Facebok.
Mësohet se gazetari 58-vjeçar ishte i shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kryeqytet dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit sot.
Artjan Tepelena ka punuara si gazetar, pedagog i gazetarisë, kryeredaktor në RTSH, drejtor i lajmeve në ‘TV Alba’ dhe së fundmi ishte pjesë e TV SCAN.
Gjithashhtu, ai ka punuar si drejtor programacioni në RTSH dhe Scan TV.
Ai është vëllai i ambasadorit të Shqipërisës në Rumani, Ilir Tepelena.




