Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Promovohet sistemi laserik C-RAD i gjurmimit optik 3D

    04/07/2024 21:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u bë promovimi i sistemit laserik C-RAD të gjurmimit optik 3D, duke e bërë kështu këtë institucion të vetmin në rajon me këtë teknologji të avancuar.

    Përdorimi i sistemit laserik C-RAD për pozicionim në radioterapi ofron një gamë të gjerë trajtimesh për pacientët tanë, duke përfshirë terapi të precizionit dhe efikasitetit të lartë në trajtimin e sëmundjeve onkologjike.

    Kjo teknologji e fundit ofron një standard më të lartë kujdesi dhe trajtimi për të gjithë pacientët që i nënshtrohen radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë.

    C-RAD ofron një pozicionim shumë të saktë te pacientit, duke siguruar që rrezatimi të drejtohet saktësisht në zonën që duhet trajtuar, ndërsa minimizohet ekspozimi i indeve të shëndosha dhe komplikacionet edhe efektet anësore të mundshme, pas trajtimit me radioterapi.

    Ndërkohe që shkurtojnë kohën e nevojshme për përgatitjen dhe trajtimin e pacientëve, duke përmirësuar efikasitetin e punës në klinikë. Po ashtu kjo teknologji ofron zgjidhje për menaxhimin e lëvizjes së frymëmarrjes, duke lejuar trajtimin e saktë të tumoreve në zonat që lëvizin me frymëmarrjen, siç janë mushkëritë dhe gjoksi.

    Këto përfitime e bëjnë sistemin C-RAD një zgjidhje të duhur për pozicionimin e pacientëve në radioterapi, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të trajtimit.

    Pritet që brenda dy muajve, pas trajnimit të stafit mjekësor, të filloj trajtimi i pacientëve me këtë teknologji të avancuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.