Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria liron nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori

    28/06/2024 21:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave.

    Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore: të gjithë studentët nga Kosova dhe ata që vijnë nga vendet tjera me qëllime të përgatitjes së seminareve dhe punimeve të diplomës; nënat vetëushqyese; personat me asistencë sociale, përkatësisht gratë në asistencë sociale; personat me aftësi të kufizuara dhe viktimat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

    PO ashtu Qeveria ka marrë edhe dhjë vendime të tjera, për të cilat kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Facebook.

    Njofitmi i plotë:

    Morëm gjithsej 11 vendime në mbledhjen e 211-të të Qeverisë, ndër to:

    – Aprovuam Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave. Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore:

    – Ndaluam përdorimin dhe funksionimin e shërbimeve të rrjetit social “TikTok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, më qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi e këtij rrjeti social.

    – Miratuam dy strategji të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe të punësimit, e me të dyja bashkë për mirëqenien e qytetarëve tanë:

    Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026 përmes së cilës synojmë ngritjen e kapaciteteve institucionale për hetimin dhe luftimin e trafikimit të drogës, si dhe uljen e pranisë dhe konsumimit të drogës në Kosovë, për një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt;

    Strategjinë e Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025, që ka për qëllim rritjen e mundësive të punësimit, qëndrueshmërisë së tregut të punës dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve.

    -Miratuam gjithashtu edhe Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror në të cilin evidentohet që vendi ynë ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, me vetëm 17.5% të Bruto Produktit Vendor, e krahas tij edhe dy nisma ligjore:

    Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore;

    Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

    Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim

    Me një dokument 7-faqësh, Qeveria e Kosovës i ankohet Brukselit që Serbia po shkel marrëveshjen

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.