Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në video, janë përfshirë shumë sekuenca me fëmijë, me objekte të ndryshme historike të Kosovës, me këngëtarë e me sportistë të njohur, që dhanë kontributet e tyre në Kosovë.
Por, për këtë ka reaguar anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, që sipas saj nuk janë përfashirë të gjitha figurat që kanë kontribuuar.
“Kosovë ne të dalim zot” – qenka slogani i videospotit të Albin Kurtit. Ata që i dolën zot Kosovës në kohë të vështira, si për ironi nuk janë në video! Dr. Ibrahim Rugova, mbetet figura më e rëndësishme e shtetndërtimit të Kosovës. Historinë nuk e ndryshon asnjë pushtet”, tha ajo për Reporteri.net.
Ndrysh, Nga mesi i videos shihet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, shtëpia muze e ish-presidenti Ibrahim Rugova, por jo figura e veçantë e Rugovës.






