Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Von der Leyen: Tani i kemi mjetet e nevojshme për t’u angazhuar më shumë me Ballkanin Perëndimor

    06/02/2024 14:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sot ka folur për rishikimin e kuadrit financiar shumëvjeçar, për të cilin liderët e BE-së, ranë së fundmi dakord në samitin e Këshillit Evropian.

    Von der Leyen në fjalimin e saj tha se është shumë e lumtur që Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor tani është në një “bazë të fortë financiare”.

    “Tani kemi mjetet për t’u angazhuar edhe më shumë me vendet në fqinjësinë jugore. Më vjen shumë mirë që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është tani mbi një bazë solide financiare,” tha ajo.

    Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të saj në Parlamentin Evropian në Strasburg protestave të fermerëve nga e gjithë Evropa dhe tha se do të propozojë tërheqjen e propozimit për reduktimin e përdorimit të pesticideve.

    E para e KE-së theksoi se një vëmendje e madhe nga samiti i Këshillit Evropian iu kushtua vendimit të BE-së për të ndarë 50 miliardë euro për ndihmë për Ukrainën dhe se, me miratimin e deputetëve të BE-së, pagesat e rëndësishme për Kievin do të bëhen që në mars.

    Artikuj të ngjashëm

    Fokusi i Von Der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

    Von der Leyen dhe ministri i Jashtëm italian bëjnë thirrje për përmbajtje pas sulmit izraelit ndaj Iranit

    Von der Leyen e BE-së propozon përdorimin e fitimeve të ngrira ruse për ushtrinë e Ukrainës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.