Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ShBA: Gjykata e Lartë kërkon kujdes në përdorimin e Inteligjencës Artificiale

    02/01/2024 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts kërkoi vetpërmbajtje nga strukturat e zbatimit të ligjit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale përmes raportit të fundvitit prej 13 faqesh.

    Raporti po vlerësohet nga mediat amerikane si me qëndrime të dyfishta pasi zoti Roberts nuk u shpreh në tërësi as pro e as kundër përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Ai tha se kjo teknologji ka potencialin për shembull të ndihmojë gjykatat në zgjidhjen e rasteve më shpejt dhe me më pak kosto. Por, zoti Roberts vuri në dukje gjithashtu shqetësimet rreth privatësisë dhe faktin që kjo teknologji e re ende nuk e ka nivel e gjykimit njerëzor.

    Ai parashikon që gjyqtarët njerëzorë nuk do të zëvendësohen së shpejti nga teknologjia, por, shton se, “me të njëjtin besim parashikoj se puna, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset gjyqësore, do të ndikohen ndjeshëm nga Inteligjenca Artificiale. Për këtë ai thekson se “çdo përdorim kërkon kujdes dhe vetëpërmbajtje”.

    Komenti i Kryetarit të Gjykatës së Lartë vlerësohet si diskutimi më domethënës deri më sot për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ligj dhe përkon me një numër gjykatash më të ulëta që po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyrën më të mirë për t’u përshtatur me një teknologji të re të me aftësi të jashtëzakonshme, por që gjithashtu ka treguar prirje për të gjeneruar përmbajtje fiktive që këtu quhen “halucinacione”.

    Zoti Roberts përmendi një rast ku të ashtuquajturat halucinacionet e Inteligjencës Artificiale kishin nxitur avokatët të citonin raste që nuk kanë ndodhur asnjëherë në dokumentet e gjykatës.

    Ai nuk e përmendi se për cilin rast bëhet fjalë, por mediat me shpejtësi kujtuan rastin e javës së kaluar kur Michael Cohen, ish avokati i Donald Trumpit, ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, e kishte pranuar se ai gabimisht iu kishte dhënë avokatëve citate false që kishin arritur të bëhen pjesë e dokumentacionit që ishte pranuar nga Gjykata.

    Një rregull i ri i propozuar nga një gjykatë federale në Nju Orlins do t’u kërkonte avokatëve të vërtetojnë se ata nuk janë mbështetur tek programet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT apo OpenAI, për të hartuar përmbledhjet apo se njerëzit kanë rishikuar saktësinë e një teksti të krijuar nga kjo teknologji në dosjet e tyre gjyqësore./VOA/

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.