Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    “Ju kam paralajmëruar qysh në 84-tën, por nuk më dëgjuat”, regjisori i Terminatorit flet mbi inteligjencën artificiale

    23/07/2023 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Regjisori James Cameron është përfshirë në debatin në rritje mbi inteligjencës artificiale dhe rreziqet potenciale të cilat ajo mund t’i paraqesë në të ardhmen, duke e përmendur filmin e tij të vitit 1984, “The Terminator”.

    Në një intervistë të re me CTV News, Cameron foli rreth motiveve të atyre që zhvillojnë teknologjinë, duke vënë në pikëpyetje nëse është për fitim apo për mbrojtje, pasi ai pranoi se kërcënimi i inteligjencës artificiale mund të paraqesë për njerëzimin ndërsa avancimet e mëtejshme po përhapen.

    “Ju paralajmërova në 84-tën, dhe ju nuk dëgjuat”, tha ai. “Unë mendoj se armatimi i inteligjencës artificiale është rreziku më i madh, mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me inteligjencën artificiale, dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, me siguri se do ta ndërtojnë të tjerët, dhe kështu atëherë situata do të përshkallëzohet”, shtoi tutje Cameron, raporton IGN.

     “Ju mund të imagjinoni inteligjencën artificiale në një teatër dyluftimi. E gjithë teknologjia duke u luftuar nga kompjuterët me një shpejtësi që njerëzit nuk mund të ndërmjetësojnë më, dhe pastaj më nuk ka mundësi për të deeskaluar situatën”, deklaroi James Cameron.

    Hollivudi aktualisht po mendon se si ta vendosë inteligjencën artificiale në duart e “zejtarëve” pas filmave dhe shfaqjeve televizive, pa hequr dorë nga zanatet e personave të përfshirë në proces.

    Kjo temë ka çuar në një debat të nxehtë javëve të fundit pasi që Shoqata e Aktorëve të Ekranit – Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios (SAF-AFTRA) dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës (WAG) bashkuan forcat në një grevë historike, me të dy sindikatat që kërkojnë mbrojtje ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale.

     “Unë personalisht nuk besoj se një mendje pa trup që thjesht po ritransmeton atë që kanë thënë mendjet e tjera të mishëruara – për jetën që kanë pasur, për dashurinë, për gënjeshtrën, për frikën, për vdekshmërinë – dhe thjesht i bashkon të gjitha në një grup fjalësh dhe më pas e ritransmeton atë. Nuk besoj se ka diçka brenda saj që do të fitojë audiencë”, ishte komenti i regjisorit mbi lëvizjen e Hollivudit.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.