Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    “Meta” synon ta nxjerrë “twitter” jashtë loje, së shpejti aplikacioni i ri i Mark Zuckerberg

    04/07/2023 16:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prej kohësh, dy gjigandët e teknologjisë, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk kanë qenë në rivalitet me njëri – tjetrin. Madje së fundmi ata vendosën që të përballeshin së bashku fizikisht me një ndeshje të arteve marciale. Ndërkohë ditën e sotme, Zuckeberg, vendosi që këtë rivalitet ta çonte në një nivel tjetër.

    https://cc6eb21a8c7b91d9d58fcdc85cc3ab59.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Kompania që ai drejton “Meta”, ka lajmëruar lansimin e një aplikacioni të ri të quajtur “Threads” i cili pritet të jetë i gatshëm për publikun në datën 6 korrik. Ky aplikacion do të jetë mjaft i ngjashëm me “Tëitter” për nga mënyra e përdorimit. Përdoruesit do të kenë mundësinë që të ndajnë me audiencën mendimet e tyre. Gjithashtu ata do të munden të lidhin llogarinë e tyre në këtë aplikacion me llogarinë që tashmë e kanë në “Instagram”, një tjetër aplikacion që zotërohet nga “Meta”.

    Kujtojmë se Elon Musk bleu aplikacionin “Twitter” në tetor të 2022 dhe që prej asaj kohe ka bërë ndryshime të cilat kanë shkaktuar polemika të shumta te përdoruesit e këtij rrjeti social.
    Kjo është dhe një nga arsyet se përse ky aplikacion i ri i krijuar nga “Meta” konsiderohet si një konkurrent i drejtpërdrejtë i “Tëitter”. Këtë mendim ndajnë edhe shumë specialistë të fushës.

    James Clayton, reporter i teknologjisë për BBC Amerikë u shpreh se lidhja që ky aplikacion i ri ka me Instagram e bën që të ketë potencial për të qenë një konkurrent mjaft i fortë i Twitter, ndryshe nga aplikacione të tjera.

    “Duket thuajse identik me Twitter, por nuk është duke u nisur nga zero si shumë aplikacione të tjera të ngjashme. Përdoruesit e shumtë të Instagram, janë thesari i këtij aplikacioni e prandaj unë dhe shumë gazetarë të tjerë jemi të emocionuar nga ky aplikacion sepse e ka potencial që të ndikojë shumë në platformën e Tëitter. Deri më tani ky është kërcënimi më i madh me të cilin Elon Musk është përballur” u shpreh Clayton në Radio 4.

    Ndonëse thuajse të gjithë bien dakord që ky aplikacion do të jetë një konkurrent mjaft i fortë për Twitter, ekspertët ende nuk janë në gjendje të thonë nëse ky aplikacion do të sjellë fundin e Twitter ose jo. I këtij mendimi është edhe Steve Teixeira, i cili ka punuar më parë për të dyja kompanitë, Twitter dhe Meta.

    “Mendoj se një lider i ri është duke ardhur në fushën e microblogging, por ende nuk mund të dalim në konkluzionin se Meta do ta fitojë këtë duel.” U shpreh ai për gazetën e Wall Street.

    Ndërkohë kujtojmë se aplikacioni “Threads” do të lansohet zyrtarisht në datën 6 korrik e në fund impaktin e këtij aplikacioni në shoqëri do ta vendosin vetë përdoruesit. Mbetet për tu parë nëse ky do të jetë në gjendje të rrëzojë Twitter nga piedestali në të cilin është vendosur momentalisht.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.