Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Opel bën zbulimin e stemës, së re, ikonë ‘Blitz’

    27/06/2023 11:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    – Të guximshëm: ‘Blitz’-i i ri, i mprehur, i besueshëm
    – Centralizues: ‘Blitz’ formëson elementin kyç të Opel Compass
    – Të shquar: Shfaqja e stemës së re në Ekspozitën Ndërkombëtare të Automobilëve (IAA Mobility), në Munich

    Rüsselsheim – Opel, sot, nxori në shesh fjalën e fundit të stemës së saj ikonë ‘Blitz’, ndërsa pritet të hyj në linjat e prodhimit, në vitin 2024. Përderisa me krenari mban ulësen kryesore si fytyrë e markës Opel Vizor, në të njëjtën kohë vazhdon të formëson elementin kyç të Opel Compass – një nga tiparet kryesore të prodhuesit të makinave me bazë në Rüsselsheim, filozofia emocionuese e të cilëve është vlerësuar edhe nga kritikët. Rrufeja – apo ‘Blitz’ në gjermanisht – ndërlidhet ngushtë me energjinë elektrike dhe është stema ideale për t’a simbolizuar qasjen e Opel-it ndaj epokës së elektromobilitetit.

    “ ‘Rrufeja’ jonë është mëse e rëndësishme se kurrë më parë. Përveç që simbolizon përkushtimin tonë ndaj demokratizimit të risive dhe lëvizshmërisë, ajo poashtu përçon tutje përkushtimin tonë për t’u bërë, deri në vitin 2028, markë Evropiane plotësisht elektrike. Këtë vit, ne tashmë do të kemi 15 modele në portofolin tonë dhe me krenari mund të themi se Opel është elektrik”, tha Florian Huettl, OPEL CEO.

    “ ‘Blitz’ është ikona e filozofisë sonë të guximshme dhe të dëlirë. ‘Rrufeja’ e re, e mprehtë dhe e besueshme, kryqëzon unazën e pastër mbështetëse, duke i dhënë stemës sonë ikonë, një pamje moderne dhe përparimtare. Eshtë e pozicionuar me krenari, në qendër të busullës sonë, që është parimi ynë kryesor i dizajnit grafik. Busulla jonë është shtylla kurrizore e elementeve tona të dizajnit të përparmë, të pasmë dhe të brendshëm,” tha Mark Adams, nën-kryetar i dizajnit.  

    Prodhuesi gjerman i makinave do të prezantojë gradualisht “Blitz”-in e ri në portofolin e produkteve të tij në vitet e ardhshme, porse i pari i prodhuar do të shfaqet në vitin 2024. Mirëpo, Florian Huettl, OPEL CEO, paralajmëroi se stema e re dukshëm do të shfaqet qysh këtë vit. “Ekspozita Ndërkombëtare e Automobilëve (IAA Mobility) është një nga shfaqjet më të mëdha motorike në botë dhe për këtë arsye, vendi më i përsosur për t’a prezantuar me krenari “Blitz’-in tonë të ri para një audience të madhe ndërkombëtare. Për më tepër, ne kemi planifikuar edhe një surprizë. Vizitorët e pranisë sonë në Mynih, do të mbeten të emocionuar”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.