Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arifi: Do të ketë sanksione shtesë ndaj Qeverisë, nëse s’ka akordim mes Kurtit me dy diplomatët

    05/06/2023 16:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se do të ketë sanksione shtesë ndaj Qeverisë së Kosovës, nëse nuk arrihet ndonjë akord në takimin e sotëm, ku emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak do të priten nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Megjithatë, Arifi, potencon se mund të ketë edhe sanksione individuale përpos atyre ndaj institucioneve qeveritare.

    “Normalisht që do të ketë pasoja, por nuk besoj që nuk do të ketë pajtim, pra do të ketë akordim, pasoja pikë së pari do të jenë qeveritare pra do të ketë sanksione ende shtesë ndaj vetëm institucioneve qeveritare, pastaj mund të ketë sanksione edhe individuale nëse nuk ka ndonjë pajtim mbi këtë çështje”, ka thënë Arifi.

    Ai shton se nga ajo që është parë deri më tani, duket se ka një pajtim se kjo çështje mund të zgjidhet me dialog.

    Politologu shton se kjo vizitë është duke u bërë që qetësohet situata dhe të gjendet një zgjidhje e përkoshme.

    “Normalisht që vizita e Escobarit dh Lajçakut në Prishtinë është në vazhdën e asaj që të qetësohet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e komunave veriore, pas intepretimit mos të merr pjesë në zgjedhje, pra kjo vizitë bëhet për të qetësuar situatën dhe për të dhënë një zgjidhje të përkohshme të problemit aktual”.

    Sipas Arifit, dy diplomatët do ripërsërisin kërkesat e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.

    “Mesazhet që do ua përcjellin janë të njëjta që janë bërë publike nga SHBA-ja dhe BE-ja që kryetarët që të ushtrojnë detyrën në objekte alternative, të tërhiqet njësia speciale dhe të organizohen zgjedhjet e reja në një kohë të përshtatshme – duke pritur që të gjendet një zgjidhje politike për pjesëmarrjen e serbëve”.

    Megjithëse, në fund, Arifi theksoi se do të arrihet një pajtim, sipas tij, Kurti nuk mund të shkoj kundër perëndimit.

    “Do të arrihet një pajtim, Kurti s’mund të shkojë kundër perëndimit pavarësisht se a ka a po jo të drejtë. Fuqia është ajo që determinon ngjarjet që të rrjedhin sipas mënyrës se si fuqitë e kërkojnë, Zoti Kurti është i detyruar që të gjejë një kompromis mes kësaj gjëje”.

    Escobar dhe Lajçaku, takimin e parë do ta zhvillojnë sot, në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Ndërkohë, të martën, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe tre krerët e partive opozitare.

    Artikuj të ngjashëm

    Profesori ​Arifi: Ky është dështimi i radhës i Qeverisë së Kosovës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.