Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Simptoma e pazakontë mund të tregojë se na mungon vitamina D

    01/05/2023 11:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trupi ynë mbështetet në disa vitamina dhe minerale për të funksionuar sa më mirë. Vitamina D është një nga vitaminat e rëndësishme, e nevojshme për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit.

    Është thelbësore sepse ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve, kockave dhe muskujve të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në një sërë simptomash, një prej të cilave është djersitja, veçanërisht në zonën e kokës.

    “Djersitja e tepërt përshkruhet si një simptomë e zakonshme dhe e hershme e mungesës së vitaminës D. Zonat më të zakonshme ku shfaqet janë koka dhe qafa”, tha dietologia Emily Rollason.

    Simptoma të tjera të zakonshme të mungesës së vitaminës D përfshijnë dobësinë e muskujve, shtimin në peshë, lodhjen, kockat dhe kyçet e dobëta. Në rrezik të mungesës së vitaminës D janë të moshuarit dhe njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, gratë shtatzëna ose në gji, si dhe personat që mbulojnë lëkurën dhe ata që ushqehen keq.

    Si të parandaloni mungesën e vitaminës D?

    Parandalimi më i mirë është ekspozimi në dritën e ditës për pesë deri në 30 minuta nga ora 10 e mëngjesit deri në 15 pasdite, dy herë në javë. Të ulesh pranë një dritareje me diell ose në një makinë nuk llogaritet sepse xhami do të bllokojë rrezet UVB, shkruan Index.hr, transmeton GazetaDemos.

    Një mënyrë tjetër për të futur vitaminën D në trup është përmes ushqimit. Ushqimet që mund të rrisin ndjeshëm nivelin e vitaminës D në trup janë salmoni, qumështi, lëngu i portokallit, e verdha e vezës, kërpudhat, mishi i kuq dhe drithërat dhe tërshëra.

    Nëse dyshoni për mungesë të vitaminës D, bisedoni me mjekun tuaj për marrjen e suplementeve të vitaminës D

    Artikuj të ngjashëm

    Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e vitaminës D?

    Kush rrezikohet më shumë nga mungesa e vitaminës D?

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.