Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    A duhet të shqetësohet edhe Kosova për Tik-Tok dhe CHAT GPT

    14/04/2023 15:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fuqitë e mëdha, si SHBA dhe Kina e kanë zhvendosur rivalitetin e tyre edhe në nivelin e rrjeteve sociale. Buja e madhe që ka marrë rrjeti social Tik-Tok por edhe frika nga një aplikacion i tillë për shkak të prejardhjes nga Kina, ka bërë që në disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndalohet përdorimi i tij në institucione shtetërore. Një vendim të ngjashëm e kanë marrë edhe disa shtete të tjera. Ndërkohë edhe risia tjetër teknologjikë CHAT GPT që është prodhim i OpenAI ka hasur në rezistencë në Itali për shkak të shqetësimeve për besueshmërinë e informacioneve dhe sigurisë së të dhënave personale.

     Tik Tok dhe Chat GPT janë dy risitë teknologjike për të cilat ka më së shumti diskutime kohëve të fundit, kjo pasi janë disa vende perëndimore të cilat i kanë ndaluar tërësisht ose pjesërisht. Rasti i fundit ishte Italia ku e ndaloi inteligjencën artificiale Chat GPT me arsyetim se cenon të dhënat personal dhe shpërndan informacione të rreme.

    Në Kosovë akoma nuk është raportuar ndonjë rrezik në përdorimin e Tik Tokut dhe Chat GPT, është thënë për Gazetën Express nga Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike.

    ”KOS-CERT deri më tani nuk ka pas ndonjë raportim që vërteton se përmes teknologjive të tilla si TikTok dhe ChatGPT të jenë shpërndare softuer me qëllim të keq ose mesazhe të ndryshme phishing me linqe të dëmshme”, thuhet në përgjigje.

    Ndërkaq, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), përmes një përgjigje për Gazetën Express thonë se çështja inteligjencës artificiale akoma nuk është rregulluar me ligj në Kosovë, por shtohet se edhe vendet e Bashkimit Evropian po përgatiten për hapa të tillë.

    ”Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ju informon se aktualisht Intelegjenca Artificiale (AI) nuk është e rregulluar dhe bazuar në informatat që kemi në dispozicion edhe vendet tjera nuk e kanë të rregulluar këtë çështje. Për informimin e juaj, Bashkimi Europian (BE) është duke përgatitur paketën e parë legjislative, e cila ka për qëllim t’u sigurojë zhvilluesve të AI, ndërmarrjeve dhe përdoruesve të AI me kërkesa dhe detyrime të qarta në lidhje me përdorimet specifike të AI. Sidoqoftë, kjo pako legjislative pritet të hyjë në fuqi në vitin 2024”, thuhet në përgjigje.

    Për ndalimin potencial të Chat GPT dhe Tik Tok ka kompetencë Agjencioni për Informim dhe Privatësi, por mund të merret edhe si vendim politik nga Qeveria e Kosovës.

    Gazeta ka dërguar pyetje në të dyja këto instance, por përgjigje nuk ka pasur.

    Kërkohet kujdes me qasjen ndaj teknologjisë 

    Hekuran Dolli, njohës i çështjeve kibernetike i ka thënë Gazetës Express se çdo pyetje që i drejtohet Chat GTP ruhet diku në internet dhe potencialisht mund të lexohet nga dikush.

    Chat GPT është një mundësi bashkëbisedimi me inteligjencën artificiale, ku mund të shtrohen pyetje nga më të ndryshmet – përfshirë edhe këshillat për jetën personale.

    Për këtë Doli thotë se duhet pasur kujdes, duke shtuar se në rast të ndonjë publikimi potencial të të dhënave dëmi të jetë më i ulët për individin.

    “Duhet ditur se qëllimi kryesor i zhvilluesve të programeve të komunikimit, të cilat ne i përdorim çdo ditë, është që ne si shfrytëzues të kemi ndjenjën e sigurisë dhe rehatisë gjatë përdorimit të tyre. Programi GPTChat është një nga shembujt më të mirë se si përmes një dizajni fantastik të ofron ndjenjën e sigurisë në atë masë sa që na shtynë të ndajmë informacione private me qëllimin e vetëm që të marrim një përgjigje më adekuate në pyetjet apo nevojën që kemi”.

    ”Kjo na sjell në pozitë ku harrojmë se secila pyetje që ne bëjmë dërgohet në internet për tu përpunuar dhe ruhet në internet ashtu që inteligjenca artificiale të ketë në dispozicion një fond të gjerë të fjalëve që do t’i ndihmonte algoritmeve që të përmirësojnë kualitetin e përgjigjeve në të ardhmen”, paralajmëron ai.

    Për këtë rrezik potencial pason edhe këshilla me mënyrën sesi duhet qasur ndaj inteligjencës artificiale.

    “Duke u nisur nga ky fakt, shfrytëzuesit e GPTChat duhet të nisen nga parimi se të dhënat, informatat dhe pyetjet që ja parashtrojnë GPTChatit, apo çfarëdo mjeti tjetër, në një moment apo një tjetër mund të jenë të lexueshme nga dikush. Prandaj është e rëndësishme që me GPTChat-in, mjetet tjera të inteligjencës artificiale, apo me çfarëdo lloj mjeti tjetër të komunikimit online, të ndajnë vetëm informacione esenciale, publikimi i të cilave do të kishte pasoja minimale për ne si shfrytëzues”, ka deklaruar ai.

    Chat GPT dhe Tik Tok në radarin e qeverive

    Në vitin 2020 TikTok është shpallur aplikacioni më i shkarkuar, sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza digjitale, App Annie.

    Paraprakisht ky rrjet i krijuar në Kinë mori vëmendjen e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, i cili iu kërkoi pronarëve kinezë që ta shesin atë – në të kundërtën do ta ndalojnë, kjo për shkaqe sigurie.

    Por edhe pas largimit të Donald Trumpit nga shtëpia e bardhë, në SHBA po kërkohet ndalimi i Tik Tokut.

    Ndalimi nëpër pajisje shtetërore të Tik Tokut veç ka nisur.

    Në janarin e këtij viti Uiskonsin dhe Karolina e Veriut u janë bashkuar të paktën 22 shteteve të tjera në ndalimin e aplikacionit popullor të mediave sociale, TikTok, në pajisjet shtetërore.

    Ndalimin për zyrtarët shtetërorë për mos përdorimin e Tik Tokut e kanë ndërmarrë edhe shtete si Britania e Madhe dhe Kanada, por edhe India e ka limituar këtë rrjet social.

    Krejt kjo për shkaqe të sigurisë së të dhënave personale.

    E Italia problemin e ka me Chat GPT, të cilën e ka ndaluar duke shtuar edhe një tjetër arsyeje që është dezinformimi.

    Inovacioni teknologjik iu ka vendosur qeverive një varg sfidash me të cilat duhet të përballen gjatë viteve të ardhshme – e që përfshijnë tregun e punës, sfidimin e arsimit, izolimet sociale, etj. /Express

    Artikuj të ngjashëm

    A po e përdorin politikanët ChatGPT-në për të manipuluar?

    Murati kërkoi të vërtetën me ChatGPT, Eugen Cakolli: Mjerë Kosova

    TikTok-u rikthehet në Shqipëri

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.