Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Sa të kem ymër do të agjëroj” – Rrëfimi i të moshuarit që mban Ramazanin tash e 72 vjet

    31/03/2023 12:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që nga mosha 8-vjeçare asnjëherë nuk iu nda agjërimit.

    Është 80-vjeçari nga Gjakova, Muhamet Iliazi, që ka tash e 72 vjet që agjëron muajin e Ramazanit.

    Ai në një intervistë për GazetënDemos ka treguar se si ka qenë të agjërosh në moshë të re dhe pse ai vendosi të mos i ndahet asnjëherë.

    “Kam fillu me agjëru si i ri, agjërimi im nuk ka qenë obligativ se kam qenë i ri në moshë, por nga dëshira që kishim dhe kënaqësia që kishim për Ramazanin, kishim dëshirë të zgjoheshim për syfyr”

    Iliazi tregon kohët më të mira që kalonin me bashkëmoshatarët pas iftarit.

    “Pas iftarit, dilshim kur ishte koha e faljes së namazit të Teravisë, dilshim luajshim me shokë, një lagje me një lagje tjetër, pastaj hypnim në minaret e xhamisë e  shihnim krejt Gjakovën”

    Ai rrëfen momentet se si janë zgjuar për syfyr dhe cila ishte karakteristika më e madhe në atë kohë.

    “Kur ishte koha e syfyrit, vinte një njeri me tupan, për të treguar se ka ardhë koha e syfyrit”

    Por ishte e vështirë të agjëroje në një kohë kur nëse ke qenë në punë, ka pasë edhe sanksione.

    Por përkundër kësaj ai tregon se si ia dilte të mbante agjërimin fshehurazi.

    “Një ditë dy, me thonë s’po mundem me pi kafe, u kuptojke, por jo ma gjatë. Atëherë vendosa e mbajsha një rruzë në gojë, kur më pyetshin hajde me pi kafe, ju thojsha jo se kam sheqer në gojë”

    Ndonëse me shumë sfida ai thotë se ndihet shumë i ri gjatë muajit të Ramazanit, e për këtë ai nuk e ndal as faljen e pesë kohëve të namazit.

    E për agjërimin, Iliazi ka thënë se do ta mbajë deri sa të ketë jetë.

    “Nëse ma fal zoti shëndetin, deri sa të kam ymër do të agjëroj”

    Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Këto janë të mirat që sjellë agjerimi

    Çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit, flet nutricionisti Agron Rexhepi

    Nga seksi te larja e dhëmbëve, çfarë duhet të dini për agjërimin gjatë Ramazanit

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.