Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Këto janë ushqimet që iu mbrojnë nga i ftohti kur lëkura bëhet e thatë gjatë dimrit

    20/02/2023 11:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kur temperaturat bien, lëkura është organi që preket menjëherë.


    Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti.


    Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar.


    Agroweb.org ju tregon disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.


    Shega. Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit.


    Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.


    Patatet e ëmbla. Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti.


    Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik.


    Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.


    Lakra. Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën.


    Në bazë të të dhënave ku bazohet dhe Agroweb.org, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C.


    Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.


    Vezët. Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese.


    Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.


    Ndërsa vitamina B5 kontribuon në prodhimin e keratinës, disa mikroqeliza që garantojnë mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.


    Omega 3 dhe vitamina D favorizojnë një shkëlqim të lëkurës si dhe parandalimin e inflamacionit.


    AgrumetPortokallet, limonët e qitrot janë të pasur me vitamina C, që është një antioksidant i fuqishëm që garanton rini të lëkurës.


    Ajo gjithashtu parandalon dhe eliminon njollat e errëta që krijohen si pasojë e dëmtimit nga dielli.


    Arrorët. Të gjithë arrorët janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3 por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës.


    Përmes këtij acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.


    Farat e lulediellit. Niveli i lartë i vitaminës E që gjendet tek farat e lulediellit forcon lëkurën, duke i ruajtur elasticitetin e saj natyral.


    Gjithashtu ajo ruan qelizat nga radikalët e lira që shkaktohen nga rrezet e dëmshme të diellit.


    Për më tepër këto fara të vogla janë të pasura me omega 6, substancë që siguron regjenerimin e qelizave.

    Artikuj të ngjashëm

    Si Ndikon Stina e Dimrit në Shëndetin Mendor: Përfundimi i Festave dhe Rikthimi në Realitet

    Rikthehet inflacioni? Çmimet e konsumit u rritën me 2.2 për qind në korrik krahasuar me një vit më parë

    Ushqimet që ta forcojnë imunitetin kur jeni sëmurë

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.