Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bosch mbështet presidenten Osmani: Përmbledhje shumë e mirë e problemeve

    22/11/2022 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka dal në mbështetje presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka bërë një përmbledhje shumë të mirë të problemeve sa i përketë takimit të djeshëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe shkeljet dhe moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.

    Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj i qartë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë, si dhe ligjin dhe rendin në të gjithë territorin e saj.

    Postimi i plotë i tij:

    Përmbledhje shumë e mirë e problemeve nga Presidentja Osmani

    Presidentja Vjosa Osmani Sadriu ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili përfundoi pa marrëveshje, transmeton RTKlive.

    Përmes Facebook-ut, presidentja Osmani ka thënë:

    “Rregulli i parë i çdo procesi ndërmjetësimi është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga zoti Borell ishte njëanshmëri e hapur, një akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti krejtësisht të deformuar. Sikur Borell të respektonte parimet bazë të neutralitetit, ai do t’i kishte përmendur Serbisë të paktën disa nga marrëveshjet e shkelura të Brukselit, në vend që të akuzonte Kosovën:

    1. Shkelje e detyrimit për shpërbërjen e strukturave paralele kriminale ilegale, siç e kërkon Marrëveshja e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura mbështeten, financohen dhe armatosen nga Vuçiq, duke synuar të sulmojnë Kosovën sipas stilit të planit të Putinit;

    2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes 2013, i cili kërkon nga të dyja palët miratimin e ligjeve për amnisti. Deri më tani vetëm Kosova e ka miratuar;

    3. Shkelje e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e vitit 2013, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive politike serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj Qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë në raportet e ekipeve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve;

    4. Shkelje e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet nga Serbia që të mos bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;

    5. Shkelje e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013, e cila parashikonte integrimin e serbëve në polici, gjyqësor etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje përmes nënshkrimit të kontratave me institucionet ilegale të Serbisë, ndërsa nuk kemi parë asnjë reagim nga BE;

    6. Bllokimi i zbatimit të Marrëveshjes për energjinë për afro 10 vjet;

    7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Serbia nuk ka lejuar shumë zyrtarë të Kosovës dhe qytetarë të të gjitha profileve të hyjnë në Serbi, ka refuzuar dokumentet e lëshuara nga Kosova, etj.;

    8. Mos zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin, duke vendosur vula, me mbishkrimin “Republika e Serbisë – Kosovë dhe Metohi – nën administrimin e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, mbi dokumentet origjinale të lëshuara nga gjykatat e Kosovës dhe institucionet tjera;

    9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrës ndërlidhëse, sipas marrëveshjes së palëve;

    10. Shkelje e marrëveshjes për doganat pasi Serbia ende përdor vula paralele doganore etj.;

    11. Shkelje e marrëveshjes kadastrale pasi Serbia nuk ka bërë asnjë progres në lidhje me obligimet e saj për dorëzimin e dokumenteve origjinale kadastrale;

    12. Shkelje e marrëveshjes për diploma, pasi Serbia nuk ka bërë përparim në këtë drejtim;

    13. Shkelje e marrëveshjes për Urën e Ibrit, duke u bërë thirrje strukturave të paligjshme që të vazhdojnë aktivitetet e paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;

    14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës dhe duke keqinterpretuar marrëveshjen në fusnotë pothuajse në çdo organizatë rajonale apo të BE-së, qofshin ato të mbledhjeve të nivelit qeveritar, parlamentar apo të çfarëdo niveli tjetër;

    15. Shkelje e detyrimeve për funksionalizimin e pikave të kalimit kufitar;

    Lista është më e gjatë se kjo.

    Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Megjithatë, Kosova kurrë nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj i qartë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë, si dhe ligjin dhe rendin në të gjithë territorin e saj.”

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    Kurti kujton grevën e madhe të 3 shtatorit 1990: Një nga aktet më të kulluara të rezistencës qytetare

    Kurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat”

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.