Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Profesori ​Arifi: Ky është dështimi i radhës i Qeverisë së Kosovës

    21/11/2022 18:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi thotë se Qeveria e Kosovës duhet rimendojë vendimin për targat dhe ta shtyjë atë sipas tij për t’i dhënë një mundësi paqes. Ai thotë se qeveria nuk guxon të hyjë në “aventura”, të cilat sipas tij mund të shpien në dhunë.

    Pasi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq përfundoi në Bruksel pa ndonjë pajtueshmëri, njohësi çështjeve politike Dritëro Arifi vlerëson se qeveria ka dështuar në këtë drejtim.

    “Mendoj që ky është dështim i radhës i Qeverisë së Kosovës dhe duke u treguar para syve të botës, sidomos partnerëve tanë si vend që nuk është i aftë të bëjë kompromise, por jo kompromise me Serbinë, por me qytetarët e vet”, thotë Arifi.

    Sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ka qenë i gabuar qysh në fillim derisa shton se është absurde që Kurti të flasë me Vuçiq për çështjen e targave të Republikës së Kosovës.

    “Nëse e ndërlidhim krejt historinë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për targat ilegale, pra që nga fillimi ka qenë, kanë shkuar me qasjen e gabuar, e para nuk kanë pasur koordinim me SHBA-të, e dyta kanë pranuar një takim me zotin Vuçiq, pra për targat e Republikës së Kosovës që është një absurditet në vete, dhe e treta tash edhe me BE-në nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Pra, nëse i rrumbullakojmë këto tri hapa dhe takimin e sotëm po i bie që Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme të bisedojë jo me Vuçiqin, por me qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse në fund të ditës po flasim për territorin e Kosovës jo të Serbisë. Është një botëkuptim i pakuptimtë, nuk po mund të kuptoj se çka po dëshiron të arrijë Qeveria e Kosovës me këtë duke i thënë jo Serbisë. Nuk ka lidhje Serbia në këtë rast me vendimin e Qeverisë së Kosovës, por kanë të bëjnë qytetarët e këtij vendi në veri të vendit”, shtoi Arifi.

    Pas takimit në Bruksel, kryeministri Kurti u ka thënë gazetarëve se propozimi i Bashkimit Evropian që Kosova të mos fillojë shqiptimin e gjobave është i papranueshëm nëse nuk shoqërohet me dakordim që me urgjencë të angazhohen për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve.

    Sipas Arifit, ky është parakusht i gabuar meqë ekziston problemi real në terren dhe mundësia për përshkallëzim të situatës në veri.

    “Ti e ke një problem real në terren, i cili mund të shpie te një konflikt dhe nuk mund ta qesësh këtë si parakusht – eja të bisedojmë për marrëveshjen finale. Po të mos kishte ekzistuar ky problem, atëherë ka mundur të këmbëngulë Kurti që të bisedohet vetëm për marrëveshjen finale, prandaj këto dy gjëra nuk po përputhën. Çka nëse kemi konflikt nesër ose pasnesër, askush nuk do të flasim më për marrëveshjen finale, por qëllimi është si të menaxhohet situata e krijuar pikërisht nga vendimi i Qeverisë Kurti”, tha ai.

    Arifi thotë se kjo do të ndikojë negativisht në pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    “Nuk guxojmë të hymë në aventura të cilat mund të shpien në dhunë duke e ditur që i gjithë Bashkimi Evropian dhe SHBA-të janë të kyçura në konfliktin e Ukrainës në një formë të tërthortë, andaj është një veprim i pamatur duke menduar që të nxitë reagimin e perëndimit. Ne realisht po e bëjmë të kundërtën, po e nxisim një reagim “pro” kundër Kosovës, duke e ditur që Serbia asnjëherë nuk ka qenë më e dobët sesa këtë vit, pikërisht për shkak të animit të saj nga Rusia dhe nuk kemi ditur ta shfrytëzojmë këtë situatë në mënyrë të zgjuar”, thotë ai.

    Profesori i Shkencave Politike nuk pret që serbët në veri të vendit do të paguajnë gjobat, të cilat pritet t’i marrin nëse nuk i konvertojnë targat nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

    “Unë shpresoj që Qeveria e Kosovës ta rimendojë edhe njëherë vendimin që ta shtyjë, por ta shtyjë me një argument për t’i dhënë mundësi paqes më shumë, duhet të fokusohemi të paqja, sepse ne të gjithë i dimë mundësitë e tonë ushtarake. Një vendim ligjor i Qeverisë së Kosovës nuk guxon të përcillet me dhunë policore, sepse atëherë nuk është vendim ligjor për një pjesë të qytetarëve atje… Çdo dëmtim i raporteve atje e dëmton Republikën e Kosovës, jo Serbinë. Duhet kuptuar në këtë sens, sepse ai territor është i Kosovës dhe jo i huaj , dhe duhet të sillemi si në territor tonin dhe nëse është i joni nuk kemi nevojë të shkojmë me kaq brutalitet”, tha Arifi.

    Pas një takimi rreth tetë orë me dyer të mbyllura në Bruksel, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se palët nuk arritën marrëveshje për targa derisa shtoi se kanë parashtruar propozim që sipas tij mund të shmangte situatë të rrezikshme.

    Sipas Borrell, Kurti nuk e ka pranuar këtë propozim. Borrell ka kërkuar që Kosova menjëherë të pezullojë fazat e mëtejshme të planit për ri-regjistrimin e veturave në veri të Kosovës, ndërsa Serbia të pezullojë lëshimin e targave ilegale.

    Para gazetarëve ai ka thënë se do të informojë shtetet anëtare të BE-së për sjelljen e palëve dhe sipas tij mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar.

    “Këtë e them veçanërisht për Kosovën”, ka thënë Borrell.

    Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 22 nëntori 2022 fillon shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh për ngasësit e veturave me targa ilegale në veri të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Do të ketë sanksione shtesë ndaj Qeverisë, nëse s’ka akordim mes Kurtit me dy diplomatët

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.