Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shefi i Antidrogës: Kemi informacione se pronari i laboratorit në veri është i nacionalitetit serb

    23/05/2022 23:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, ka folur për Klan Kosovën lidhur me aksionet e sotme të Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe në veri të Mitrovicës ku u shkatërruan dy laboratorë droge.

    “Në pjesën e parë  zhvillu në rajonin e Ferizajt, Policia e Kosovës ka zhvillu hetime për një periudhë rreth 7 muaj dhe sot ka rezultuar operacioni i koduar ‘Gropa’ me sukses ku janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar në cilësi të provës materiale rreth 70 kilogramë drogë heroinë, ndërsa në pjesën veriore dogana e Kosovës bashkërisht me Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri gjatë zhvillimit të një aksioni për kontrollim të kontrabandës dhe kriptovalutave që janë dyshuar në atë zonë ka hasur në një laborator për kultivimin e bimës kanabis dhe aty janë hasur afër 10 mijë bimë duke u kultivuar”, ka thënë Murseli për Edicionin Special të Klan Kosovës.

    Ai po ashtu ka njoftuar se policia ka informacione lidhur me personin që dyshohet ta ketë në pronësi laboratorin në veri, dhe ai është i nacionalitetit serb.

    “Sipas informacioneve që vijnë nga drejtoria rajonale e Policisë në Veri gjatë aksionit policor dhe doganës bashkërisht, në kohën paralele të njëjtë janë dëgjuar të shtëna në afërsi të lokacionit, nuk ka të lënduar, ka dyshime se lidhet me aksionin e policisë që ishte duke u zhvilluar në rajon”.

    “Policia ka rritur të gjejë gjurmët e gëzhojave të armëve që janë përdorur në lokacion, nuk ka informacione shtesë për momentin por do të mbetet në faza të tjera të hetimit, të vërtetohen lidhshmëria mes rasteve që janë në progres tani”.

    “Për momentin nuk ka të arrestuar. Policia ka arritur të sigurojë informacione të pronarit të asaj prone ku është kultivuar bima kanabis dhe jemi në kërkim policor. Është i nacionalitetit serb. Është i njohur tani për policinë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Urat e reja, Veton Elshani: Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.