Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Çfarë tregojnë problemet me stomakun për shëndetin tuaj

    24/03/2023 13:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit.

    Njihet ai nj nha dhimbjet më të zakonshme dhe më të shpeshta tek njerëzit, por që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga sëmundjet e fshehura që tregon një stomak i acaruar e që shkakton dhimbje.

    Dhimbja sipër barkut

    Dhimbja në zonën e sipërme e barkut është zakonisht një shenjë e gazrave të tepërt.

    Mund të jetë rezultat i ngrënies shumë shpejt, ngrënies së diçkaje që irriton stomakun apo edhe gëlltitjes së ajrit të tepërt aksidentalisht.

    Nëse vuani nga ky lloj dhimbje së barkut largimi nga dieta juaj i ushqimeve si pijet me gaz, birra dhe bulmetrat mund të jenë zgjidhja e duhur për të ndaluar dhimbjen.

    Dhimbja poshtë gjoksit

    Nëse po përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të kraharorit ka të ngjarë që ju të vuani nga urthi. Kjo gjendje karakterizohet tipikisht nga një shije acidike dhe një lloj djegie në pjesën e poshtme të kraharorit.

    Ushqimet pikante dhe pijet acidike si kafeja dhe alkooli janë fajtorët më të zakonshëm që provokojnë këtë dhimbje.

    Dhimbja në zonën e poshtëme të barkut

    Një dhimbje e mprehtë në zonën e poshtme të djathët të barkut tuaj është tregues i problemeve të apendesitit.

    Kjo dhimbje shoqërohet zakonisht me të përziera, të vjella dhe marrje mendsh.

    Nëse po përjetoni këtë lloj dhimbje kërkoni mënjëherë ndihmë mjeksore.

    Problemet me tretjen

    Një nga problemet më të zakonshme me stomakun është tretja e keqe.

    Ajo mund të shkaktohet nga ngrënia e tepërt, ankthi, pirja e duhanit ose ngrënia e ushqimeve të yndyrshme.

    Ndryshimet në stilin e jetës, të tilla si ngrënia e vakteve të vogla, të shpeshta dhe shmangia e ushqimeve me yndyrë, ose përdorimi i ilaçeve mund të ndihmojnë në shumë prej këtyre situatave”, Sidoqoftë nëse dhimbja është e vazhdueshme mund të tregojë gjithashtu kancer në stomak, ulçera, sindromë të zorrës së irrituar ose pankreatit kronik.

    Këto gjendje janë serioze kërkojnë një vlerësim dhe trajtim nga mjeku.

    Fryrja e barkut

    Fryrja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme që njerëzit mund të përjetojnë për një mori arsyesh.

    Gazrat apo ndjesia e kapsllëkut janë faktorët kryesorë të fryrjes së barkutY Dieta e përditëshme është një tjetër shkak  i fryrjes së barkut.

    Ushqime të caktuara, veçanërisht produktet e qumështit, mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra.

    Kjo përfshin qumësht, djathë, akullore apo çdo gjë që përmban qumësht.

    Të vjellat dhe diarreja

    Kjo mund të jetë për shkak i një morie gjendjesh të trupit duke nisur që nga helmimi nga ushqimi ose ftohja, por mos përjashtoni as COVID-19.

    Një analizë e fundit e më shumë se 200 personave të pranuar në tre spitale në Hubei, Kinë – provinca ku filloi virusi i quajtur SARS-CoV-2, zbuloi se pothuajse 1 në 5 kishte të paktën një simptomë gastrointestinale si diarreja, të vjella ose dhimbje barku.

    Kur duhet të shkoni tek mjeku?

    Siç e përmendëm edhe më parë, dhimbja e stomakut është një simptomë që absolutisht nuk duhet të injorohet.

    Nëse dhimbja në ndonjë zonë të stomakutapo barkut tuaj përkeqësohet ose vazhdon për një periudhë të zgjatur kohore sigurohuni të kontaktoni menjëherë me një mjek./AgroWeb.org

    Artikuj të ngjashëm

    A hani shpesh spinaq? Ja pesë përfitime për shëndetin tuaj

    Ali Januzi rrëfen takimin me Hashim Thaçin gjatë luftës: “Isha kurreshtar me ditë kush ishte Hashimi sepse na kishte dënuar Serbia dyve”

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.