Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    21 persona të vdekur pas rrëzimit të një autobusi nga ura në Venecia

    04/10/2023 09:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të paktën 21 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pas rrëzimit të një autobusi nga ura afër qytetit të Venecias në Itali.

    Autobusi është përplasur mbrëmjen e së martës në pengesë dhe më pas ka rënë në binarët e trenit në zonën Mestre, e cila lidhet me Venecian përmes një ure.

    Në mesin e të vdekurve janë pesë ukrainas, një gjerman, dhe shoferi italian, ka thënë kryetari i zonës Mestre, Michele Di Bari.

    Kryetari i Vencias Luigi Brugnaro, e ka përshkruar incidentin si “tragjedi të madhe”.

    “Një skenë apokaliptike, nuk kam fjalë”, ka thënë ai në rrjetet sociale.

    Autobusi besohet se është marrë me qira për t’i dërguar turistët në Venecia prej një kampi të afërt.

    Në disa raportime është thënë se autobusi ka funksionuar me gaz dhe kur ka rënë në kontakt me rrymën e binarëve të trenit, është përfshirë nga flakët.

    Shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet ende, dhe ekipet e shpëtimit janë duke punuar në vendin e ngjaarjes.

    Të paktën 18 persona janë plagosur, pesë prej tyre seriozisht.

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka thënë se është duke i vëzhguar nga afër zhvillimet dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Venecia rrit tarifat për vizitorë, 10 euro hyrja në qytet

    Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarët – njëri kishte humbur vëllanë në të njëjtin vend

    Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm

    Të Fundit

    Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

    “Qeveria e re mund të mos formohet deri në janar”

    Marrin flakë disa kabllo elektrike në Klinë, intervenojnë zjarrfikësit

    Sulmet ndaj mediave, Deda: Po shfaqet në formën më brutale ëndrra e Shqipërisë së xhaxhit

    Barcelona publikon listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@bllabllabllatest.online
    marketing@bllabllabllatest.online
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.